I ftuar në studio do të jetë i riu lushnjar Dashnor Veizaj, i cili vjen për të ndarë historinë e tij – një jetë me sfida, përkushtim dhe ambicie, mes drejtësisë, politikës dhe sportit.
Student i drejtësisë, arbitër në fushat e blerta dhe tashmë i zgjedhur Kryetar i Komitetit të Rinisë në Shqipëri, Veizaj rrëfen rrugëtimin e tij në politikë si pjesë e Partisë Socialiste, angazhimin që në moshë të re, dashurinë për librin dhe vizionin për të ardhmen e rinisë shqiptare.
Në një intervistë përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi, ai do të flasë për sfidat, arritjet dhe mënyrën se si politika ka ndikuar në formimin e tij personal dhe profesional.
Mos e humbisni këtë rrëfim frymëzues!
Na ndiqni këtë të shtunë, në orën 21:00, në “Personazhe në Fokus”, vetëm në Kronik TV.