Këshilli Bashkiak i Lushnjës miraton 10 projekt-vendime në mbledhjen e shkurtit

Në ambientet e Bashkisë Lushnjë u zhvillua këtë të enjte mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak për muajin shkurt.

Në rendin e ditës ishin 10 projekt-vendime për miratim, si dhe katër pika të tjera që përfshinin shqyrtim raportesh, kërkesash, miratimin e procesverbalit dhe çështje të mbartura nga mbledhja e mëparshme.

Mbledhja u drejtua nga zv/kryetarja e Këshillit Bashkiak, Merjeme Dervishi, e cila pasi konstatoi kuorumin, hapi punimet. E pranishme ishte edhe kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

Projekt-vendimet e shqyrtuara përfshinë miratimin e ndihmës financiare për familjet në nevojë, ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të bashkisë, si dhe dhënien e ndihmës për tre familje të dëmtuara nga zjarri – dy në lagjen “Loni Dhamo” dhe një në fshatin Gjolën, Njësia Administrative Karbunare.

Diskutimet u zhvilluan nga këshilltarët e pozitës dhe opozitës, ndërsa të gjitha projekt-vendimet u miratuan pa kundërshtime.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033