Kërcënoi një 14-vjeçare për të tërhequr kallëzimin, procedohet penalisht 17-vjeçarja në Korçë

Një 17-vjeçare është proceduar penalisht në Korçë, pasi dyshohet se ka kërcënuar një të mitur me qëllim që të tërhiqte një kallëzim të bërë më herët.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj adoleshentes është referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”. Ajo dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka kërcënuar një 14-vjeçare që të tërhiqte kallëzimin e depozituar për një shoqe të 17-vjeçares, me të cilën kishte pasur konflikt.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për rastin, ndërsa çështja do të ndiqet nga organet përkatëse të drejtësisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033