Këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet në orët e para të mëngjesit në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 në rrugën “Gjeneral Nikols”.

Sipas të dhënave, një automjet i drejtuar nga një 37-vjeçar me inicialet E.M. ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vend. Viktima ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale lidhur me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033