Katër efektivë policie të lënduar gjatë protestës, djegie nga molotovët para Kryeministrisë dhe Kuvendit

Gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, katër efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së molotovëve në drejtim të forcave të rendit.

Sipas burimeve, një nga efektivët është dëmtuar gjatë incidenteve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar gjatë përplasjes së ndodhur më pas përpara Kuvendit.

Të gjithë efektivët e lënduar kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe nivelin e dëmtimeve.

Gjatë protestës janë shënuar edhe raste të tjera ndërhyrjeje nga ana e Policisë. Një qytetar që u ndje keq gjatë tubimit ka marrë ndihmë nga efektivët e pranishëm në terren.

Situata u tensionua veçanërisht në zonën përpara Kuvendit, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia reagoi duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033