Një pesëdhjetë e gjashtë vjeçar nga fshati Gjashtë është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës pasi u kap duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë në Finiq. I arrestuari është identifikuar si Pajtim Allkushi.
Gjatë hetimeve, policia ka konstatuar se Allkushi dyshohet të jetë autor edhe i tre rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura në muajt e fundit në zonë. Në datën tetë dhjetor, në fshatin Gjashtë, ai dyshohet të ketë marrë nga mjeti i një shtetasi gjashtëdhjetë mijë lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri. Më herët, më tre dhjetor, në fshatin Çukë, ai dyshohet të ketë vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake nga një banesë. Ndërsa më njëzet e tetë shtator, në fshatin Krane të Finiqit, i njëjti shtetas dyshohet të ketë vjedhur pesë koshere me bletë.
Policia njofton se po vijon puna për të verifikuar nëse 56 vjeçari është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të kësaj natyre.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë për veprën penale të vjedhjes.


