Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës që lidh lagjen e Kripallarëve me Dukasin, në Bashkinë Patos.

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës që lidh lagjen e Kripallarëve me Dukasin, në Bashkinë Patos.
Investimi i cili kap vlerën e rreth 40 milionë lekëve me TVSH financohet nga buxheti lokal ka thene drejtuesit teknik i punimeve inxhinieri, Elvis Rama.Sipas tij ky investim synon përmirësimin e keti segmenti rrugor me rëndësi jetike për zonën.Gjithashtu ai ka thene se punimet po realizohen sipas standardeve bashkëkohore, duke përfshirë infrastrukturën mbi dhe nën tokësore, ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe kanalizimet kulluese te ujërave të bardha ka thene nder te tjera i njejti burim .

Banorët e Dukasit e cilësojnë këtë investim si të shumëpritur, pavarësisht vonesave.
Kjo rrugë kane thene ata per tv Apollon do tu lehtësojë lëvizjen dhe komunikimin me institucionet, si dhe do tu përmirësojë jetesën.Gjithashtu
ata theksojnë se rikonstruksioni i rrugës pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Punimet per rikonstuksionin e rruges ne Dukas te cilat pritet të përfundojnë brenda 4 muajve nga nisja e tyre
shihen si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët e zonës ka theksuar drejtuesi teknik i punimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033