Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në mjet ndodheshin shoferi dhe një pasagjer. Të dy kanë arritur të dalin nga kamioni pa mbetur të bllokuar dhe kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe për ofrimin e ndihmës së nevojshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Qarkullimi në zonë është zhvilluar me kujdes deri në normalizimin e situatës.