Shqipëria ka njohur sot kalendarin e kualifikuesve për Botërorin 2026 dhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë garë të rëndësishme.
Kuqezinjtë do të ndeshen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, duke filluar rrugëtimin e tyre për në turneun botëror.
Kualifikueset do të nisin me një sfidë të vështirë për Shqipërinë, e cila do të udhëtojë në Angli për ndeshjen e parë, që është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45. Pas kësaj ndeshje, kuqezinjtë do të kthehen në shtëpi për të luajtur kundër Andorrës më 24 mars 2025, gjithashtu në orën 20:45.
Në muajin qershor 2025, Shqipëria do të luajë dy ndeshje të tjera të rëndësishme. Më 7 qershor, kuqezinjtë do të presin Serbinë në “Arena Kombëtare”, ndërsa tre ditë më vonë, më 10 qershor, Shqipëria do të udhëtojë në Letoni për të sfiduar ekipin vendas, në një ndeshje që do të zhvillohet gjithashtu në orën 20:45.
Në muajin shtator 2025, Shqipëria do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi, që është përballja me Letoninë më 9 shtator, në orën 20:45. Pas kësaj, do të vijë një tjetër transfertë për kuqezinjtë, që do të përballen me Serbinë më 11 tetor 2025, gjithashtu në orën 20:45.
Shqipëria do të mbyllë kualifikueset në muajin nëntor. Më 13 nëntor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në Andorrë për të përfunduar ciklin e ndeshjeve, ndërsa më 16 nëntor, do të luhet një supersfidë në “Arena Kombëtare”, kur Shqipëria do të presë Anglinë për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese.
Ky kalendar është një mundësi për Shqipërinë për të testuar forcën e saj ndaj disa prej ekipeve më të forta të kontinentit, me një sfidë të veçantë që është ndeshja kundër “Tre Luanëve” të Anglisë.
5 Responses
Shqiperia do ta mbylle fazen e kualifikueseve me 14 pike.
Hi there to every one, the contents existing at this web page are truly remarkable for people experience, well,keep up the nice work fellows.
meget af det dukker op overalt på internettet uden min aftale.
It contains fastidious material.|I think the admin of this website is actually working hard in favor of his site,
O conteúdo existente nesta página é realmente notável para a experiência das pessoas,