Ka hyrë në fuqi rritja mujore e pensioneve, nga e cila përfitojnë të gjithë pensionistët në vend

Ky eshte një lajm i mirë edhe per pensionsitet e qarkut te Fierit, të cilët si të gjithë pensionistët shqiptarë prej vitesh përballen me vështirësi ekonomike dhe kosto gjithnjë në rritje të jetesës.Rritja e pensioneve eshte mbështetje për këtë shtresë të shoqërisë ka thënë Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Fier, Andjus Olldashi. Ai ka sqaruar skemën e re dhe përfitimet sipas kategorive.

qe ka nisur te zbatohet nga 1 janari.Pensionet janë rritur për të gjithë qytetarët përfitues nderkohe qe shtesa financiare do të aplikohet për pensionet e pleqërisë, pensionet e invaliditetit, si edhe pensionet familjare, në përputhje me kategorinë dhe vitet e sigurimit ka theksuar zoti Olldashi.

Sinkron

Kreu i sigurimeve shoqërore ne bënë me dije, se rritja synon të lehtësojë barrën ekonomike të pensionistëve dhe të përmirësojë nivelin e jetesës për këtë shtresë të shoqërisë.Zoti Olldashi ka theksuar se rritja aplikohet automatikisht, pa pasur nevojë për aplikim nga ana e qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Fier gjithashtu thekson se kjo rritje synon të ofrojë më shumë siguri ekonomike për pensionistët, veçanërisht për ata që jetojnë vetëm apo kanë të ardhura minimale,për t’u ardhur në ndihmë në përballimin e shpenzimeve të përditshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033