Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është pyetur gjatë një interviste televizive nëse do të garojë për postin e kryetares së Bashkisë së Tiranës.
Tabaku u shpreh se ndonëse ruan një kujtim të veçantë dhe nostalgji për periudhën kur punoi në bashki, ajo e konsideron atë fazë të përmbyllur të karrierës së saj.
“E kujtoj me nostalgji Bashkinë e Tiranës, por është një vend pune me një natyrë tjetër përballjeje. Për mua është në të shkuarën, i kam marrë maksimumin asaj eksperience,” tha deputetja.
Ajo shtoi se kënaqësia e saj e madhe lidhej me faktin që shumë qytetarë dhe anëtarë të Partisë Demokratike e shihnin si një kandidate potenciale fituese. “Kënaqësia e momentit lidhej me faktin që njerëzit mendonin se unë mund ta fitoja. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa mendimi i anëtarëve të PD dhe qytetarëve që unë mund ta bëja. Por për mua, këtë vit ishte mjaft,” përfundoi Tabaku.
Slug: