Peshkopi Emanuel Shaleta, drejtues i dioqezës në zonën e San Diegos, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për përvetësim të 270,000 dollarëve nga fondet e kishës.
69-vjeçari u deklarua i pafajshëm për 17 akuza, përfshirë pastrim parash, në një seancë gjyqësore ku morën pjesë shumë mbështetës të tij.
Sipas prokurorisë, hetimet nisën pas dyshimeve mbi pagesa mujore qiraje mbi 30,000 dollarë nga një qiramarrës i sallës shoqërore të katedrales së Shën Pjetrit në El Cajon, të cilat dyshohet se mungonin nga llogaritë e kishës.
Shaleta u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të San Diegos, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi. Gjykata vendosi lirimin me kusht kundrejt një garancie prej 125,000 dollarësh.
Prokuroria ngriti shqetësimin për rrezik arratisjeje, ndërsa mbrojtja argumentoi se udhëtimi ishte planifikuar paraprakisht.
Në një meshë të fundit, Shaleta mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk ka përvetësuar fonde.
Papa Leo XIV pranoi dorëheqjen e tij dhe emëroi Peshkopin Saad Hanna Sirop si administrator të përkohshëm të dioqezës.