“Jam gati për të marrë pushtetin”, Machado shpall prioritetet pas deklaratës së Trump për Venezuelën

Maria Corina Machado, liderja e opozitës në Venezuelë dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen, ka deklaruar se është e gatshme të marrë drejtimin e vendit, duke shpallur si prioritet rikthimin e rendit demokratik dhe lirimin e të burgosurve politikë.

Reagimi i saj vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë mundësinë që Machado të marrë drejtimin e Venezuelës.

“Do të sjell rend dhe demokraci, do të liroj të burgosurit politikë. Ky është momenti për qytetarët që rrezikuan gjithçka për demokracinë më 28 korrik”, deklaroi Machado.

Ajo theksoi se opozita venezueliane ka zgjedhur Edmundo Gonzalez Urrutia si presidentin e ligjshëm të vendit dhe kërkoi që ai të marrë menjëherë detyrën e tij kushtetuese.

Sipas Machados, Gonzalez Urrutia duhet të njihet nga të gjithë oficerët dhe ushtarët si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura Kombëtare, duke e cilësuar këtë hap si thelbësor për tranzicionin politik në Venezuelë.

Deklaratat e saj vijnë në një moment të tensionuar politik për Venezuelën, ndërsa zhvillimet e fundit kanë hapur diskutime për një fazë të re drejtimi dhe riorganizimi institucional në vend.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033