Ja dhe një tjetër që ha kumbulla mbrapa kurrizit të Ramës: Ndalohet ish-përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini

Ish-përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini, është ndaluar nga forcat e rendit të Belgjikës, në kuadër të disa hetimeve të kryera nga Prokuroria Evropiane në Bruksel, mbi një mashtrim të dyshuar që lidhet me programet e trajnimit të financuara nga BE për diplomatët e rinj. Lajmin e raporton gazeta belge Le Soir.

Në kuadër të hetimit, sot janë kryer kontrolle në selinë e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges. Thuhet se tre persona janë ndaluar, mes tyre edhe Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, dhe ish-ministre e Jashtme në qeverinë Renzi.

Hetimi lidhet me dyshime për favorizime dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga EEAS të një programi nëntëmujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë drejt Kolegjit prestigjioz të Europës. Veprat e dyshuara i përkasin periudhës 2021–2022 dhe, sipas Prokurorisë Evropiane, akuzat e mundshme përfshijnë: “mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional”.

Ndaj Postimin: