Pas një qëndrimi njëditor në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është parë këtë të enjte në Tiranë, duke u lëvizur me një automjet diplomatik që përdoret nga Ambasada e SHBA në Shqipëri.
Mbrëmjen e kaluar, Ivanka Trump ka qenë në Vlorë, ku ka qëndruar në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas ka darkuar në Orikum. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të fushës së arkitekturës, të cilët kanë diskutuar për disa orë mbi çështje profesionale dhe projekte zhvillimi.
Pas përfundimit të qëndrimit në jug të vendit, Ivanka Trump ka vijuar agjendën e saj në kryeqytet, ndërsa detaje të tjera mbi programin dhe qëllimin e vizitës nuk janë bërë publike.
Vizita e saj në Shqipëri ka tërhequr vëmendje të gjerë, ndërsa prania e saj në Tiranë konfirmon vazhdimësinë e aktiviteteve pas ndalesës në Vlorë.