Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur sot në qytetin bregdetar të Vlorës, në një tjetër vizitë në Shqipëri.
Çifti u prit dhe u shoqërua nga forca të shumta policie gjatë hyrjes në qytet, në kuadër të masave të sigurisë. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të mediave lokale, ndërsa detaje të tjera mbi qëllimin dhe agjendën e vizitës nuk janë bërë publike.
Vizita e Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë vjen pas qëndrimeve të mëparshme të tyre në Shqipëri, duke shtuar interesin publik rreth pranisë së tyre në vend.