Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët rreth ores 13 te dites se sotme në zonën e Llogarasë, pak metra pa hyrë në tunelin e Llogarasë. Mjeti është shkrumbuar kryesisht pjesën e përparme, në zonën e motorit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në automjet, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit qarkun e Vlorës. Raste të ngjashme të përfshirjes së automjeteve nga flakët për shkak të defekteve teknike janë regjistruar edhe më herët
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.