Në bibliotekën e Lushnjës u organizua një aktivitet, i cili mblodhi bashkë figura dhe intelektualë të letrave dhe të këngës. Midis tyre ishin tenorët e famshëm Kastriot Tusha, Ardita Meni, Josif Gjipali, të cilët sollën një atmosferë ndryshe në sallë. E para ndër radhë nderoi me prezencën e saj Kryetarja e Bashkisë znj. Eriselda Sefa, poeti Perikli Çuni, drejtoresha e bibliotekës se Korces zonja Jorida Tollkuçi.
Edhe pse aktiviteti u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë kishte në thelb të tij promovimin e kontributit letrar-artistik-social të poetit Neki Ngucaj, fjalët e poezisë së recituar nga bija e tij u keqkuptuan duke u marrë shabllon. Familja Ngucaj janë familje e persekutuar, madje të internuar, të cilët plagët e regjimit i ndjejnë edhe sot kur flasin.
Poezia e Ngucajt ka një bosht të gjerë tematik, por më së shumti është një dënim dhe reflektim mbi traumat e regjimit. Gjatë fjalës së saj, vajza e shkrimtarit shprehet se regjimi jo vetëm i mori familjen, por e ngushtoi aq shumë saqë duhet të shkelte mbi veten e saj, dinjitetin e saj dhe të recitonte një poezi lavdëruese ndaj diktatorit Enver, në të kundërt babai burgosej, pasi ata siç e thotë edhe vete e bija “ ishin me biografi të keqe”.
Ajo u shpreh se ato fjalë nuk mundej ti harronte, tashme ishin si ze traume brenda saj qe i kujtoheshin e sot. Ishin frika mos burgoseshin apo internoheshin serish. Ironia e thelle e nje personi te persekutuar e te traumatizuar nga regjimi qe edhe sot e kësaj dite i mbante mend ato vargje te tmerrshme sic shprehet edhe vet zonja.
Kujtojme se aktiviteti kishte nje klime letrare dhe natyra e tij elitare i bënte jehone stilit, larmisë se tematikave dhe vargjeve te thurura me stilitike te pasur
Isha e tmerruar, nëse nuk e lexoja mirë poezinë babanë e fusnin në burg/ Përgënjeshtrim mbi lajmin e promovimit të poezive të poetit Neki Ngucaj