Ish naftëtari në protestën e PD thotë se ka ardhur me borxh dhe prej 2 vjetësh e gjysmë nuk përfiton pensionin

Gjatë protestës së radhës të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, një qytetar nga Fieri ka treguar se është paraqitur në tubim duke marrë para borxh. Ai tha se është ish naftëtar dhe prej rreth dy vjetësh e gjysmë nuk e përfiton pensionin që i takon. Sipas tij, procesi gjyqësor që kishte hapur për këtë çështje është mbyllur nga Gjykata Administrative pa qenë ai i pranishëm, ndërkohë që nuk i është caktuar avokat.

Ai shpjegoi se përfiton vetëm 80 për qind të pagës minimale dhe e cilësoi këtë situatë si tregues të mosfunksionimit të institucioneve. Qytetari tha se në vitin 2021 e ka takuar personalisht kryeministrin Edi Rama dhe e ka informuar për problemin, por pavarësisht denoncimeve të shumta situata nuk ka ndryshuar.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Partia Demokratike është e vetmja që i ka hapur dyert dhe se për këtë arsye është bashkuar me protestuesit.

Ndaj Postimin: