Ish-drejtori i Burgjeve paraqitet në SPAK pasi merret zyrtarisht nën akuzë për tre vepra penale

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë zyrtarisht nën akuzë në kuadër të një hetimi penal që po zhvillohet nga SPAK.

Sipas të dhënave, Ismaili hetohet për tre vepra penale: përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, kryerje të veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Hetimi lidhet me një rast të dyshuar ndërhyrjeje të paligjshme në sistemet kompjuterike.

SPAK ka bërë të ditur se më 12 mars 2025 ka marrë informacion për një tentativë ndërhyrjeje në adresat e postës elektronike të prokurorëve të posaçëm. Sipas institucionit, falë masave të sigurisë të vendosura, nuk është arritur të cenohet sistemi i brendshëm i Prokurorisë së Posaçme, i cili ka mbetur i paprekur.

Hetimi për këtë çështje çoi më herët në arrestimin e ish-zyrtarit të burgjeve Zambak Gjoni dhe të Arnold Rrokajt. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për përcaktimin e përgjegjësive penale të personave të përfshirë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033