Ish presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë zyrtare për t’u marrë në pyetje si person në dijeni lidhur me ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.
Meta, aktualisht i ndaluar, ka thirrur sot avokatin e tij Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar që t’i paraqesë prokurorit A. Shehu kërkesën për të dhënë informacion mbi rrethana dhe fakte që ai pretendon se i di në lidhje me atë ditë.
Kjo lëvizje vjen pas thirrjes së javës së kaluar të Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, i cili u paraqit në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet për 21 Janarin. Më herët është marrë në pyetje edhe ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Hetimet për 21 Janarin janë rihapur nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa kërkesa e Metës pritet të shqyrtohet në vijim nga organi i akuzës.


