IKMT pezullon punimet në Mifol dhe gjobit firmën që po gërryente kodrën

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka pezulluar punimet në fshatin Mifol dhe ka vendosur masë gjobe ndaj firmës që po kryente gërryerjen e kodrës pranë shtratit të lumit.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar nga IKMT është konstatuar se leja e paraqitur nuk plotësonte asnjë nga kriteret ligjore të nevojshme për zhvillimin e këtyre punimeve. Madje, sipas të njëjtave burime, firma që po kryente gërryerjen nuk dispononte asnjë leje mjedisore.

Lidhur me denoncimin e bërë nga banorët përmes Blu TV, në dijeni janë vënë Bashkia e Vlorës, Prefektura, IKMT dhe Policia e Vlorës.

Banorët shprehen se presin që organet e drejtësisë të ndërhyjnë dhe të veprojnë sipas ligjit, pasi, sipas tyre, këto punime po cenojnë drejtpërdrejt pronën e tyre dhe po kryhen pa transparencë dhe pa konsultim paraprak.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033