Identifikohet autori i vrasjes së Jani Aliajt në burg, dyshohet për ekzekutim me pagesë

Është identifikuar autori i vrasjes së të burgosurit shqiptar Jani Aliaj në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalosit në Greqi. Sipas të dhënave, autori është një shtetas grek 28 vjeç, i konsideruar si vrasës me pagesë.

I njëjti person rezulton të jetë autori i ekzekutimit të 47-vjeçarit Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur më 18 gusht 2025 në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku Bashimi u vra me armë zjarri. Bashimi, me origjinë nga Gjirokastra, ishte një ish i dënuar për vjedhje dhe dyshohet se u ekzekutua për motive hakmarrjeje.

Sipas hetimeve, vrasja e Artur Bashimit lidhej me aktivitetin kriminal të vëllait të tij, Marsel Bashimi, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi, përfshirë bashkëpunime kriminale me persona të kërkuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Autoritetet greke dyshojnë se edhe vrasja e Jani Aliajt brenda burgut është kryer me porosi nga jashtë institucionit dhe kundrejt pagesës. Hetimet vijojnë për të zbardhur zinxhirin e porositësve dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033