Identifikohen autorët e masakrës në plazhin e Sidneit Australia në shok, po kërkohet bashkëpunëtori i tretë

Australia është tronditur nga sulmi terrorist në plazhin Bondi të Sidneit, ku dymbëdhjetë persona u vranë dhe njëzet e nëntë të tjerë u plagosën. Mediat australiane kanë publikuar fotografitë e dy autorëve që kryen masakrën dhe u neutralizuan pak minuta më pas.

I plagosuri është Naveed Akram, njëzet e katër vjeç, i fotografuar gjatë sulmit me veshje të zeza. Autori tjetër, i veshur me pantallona të bardha, u vra në vend, ndërsa policia ende po punon për identifikimin e tij.

Gjatë bastisjes së banesës së njërit prej tyre janë gjetur armë, eksplozivë dhe dokumente që tregojnë se sulmi ka qenë i planifikuar. Po hetohet edhe mundësia e përfshirjes së një personi të tretë.

Mes viktimave tragjike janë edhe një rabin dhe një fëmijë dhjetëvjeçar. Sipas autoriteteve, sulmi ka pasur në shënjestër komunitetin hebre që po festonte Hanukkah në zonën e plazhit.

Hetimet po zgjerohen, ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033