Ibrahimaj nënshkruan në Berlin Deklaratën për Inovacionin dhe Sipërmarrjen, synohet forcimi i integrimit në BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka nënshkruar në Berlin Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit me Kryetaren e Bashkisë dhe Senatore për Çështjet Ekonomike, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike të Berlinit, Franziska Giffey.

Deklarata vendos një kuadër të strukturuar bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Departamentit të Senatit të Berlinit, me fokus forcimin e ekosistemit të inovacionit dhe sipërmarrjes, mbështetjen e startup-eve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.

Ministrja Ibrahimaj e cilësoi nënshkrimin si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në hapësirën europiane të inovacionit dhe kërkimit shkencor.

Sipas saj, bashkëpunimi do të mbështetet në tre shtylla kryesore:

– Ndërtimi i kapaciteteve për inovacionin dhe sipërmarrjen, përmes shkëmbimit të eksperiencave mbi politikat për startup-et, instrumentet financiare dhe mbështetjen e sipërmarrjes së të rinjve dhe grave;
– Ndërlidhja e bizneseve dhe ekosistemeve përmes vizitave të strukturuara, pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare dhe krijimit të urave bashkëpunimi mes startup-eve shqiptare dhe ekosistemit të Berlinit;
– Mbështetja e procesit të integrimit europian përmes projekteve të përbashkëta dhe aplikimeve në programet e Bashkimit Europian, si Horizon Europe, Digital Europe Programme dhe instrumentet e European Institute of Innovation and Technology.

Bashkëpunimi do të zhvillohet në kuadër të iniciativës “Ecosystem Connectors Berlin – Sarajevo – Tirana”, me synimin për të pozicionuar Tiranën si një qendër rajonale në zhvillim për inovacionin dhe teknologjinë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033