I riu përfundon në spital pas rënies nga pallati në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”. Autoritetet policore bëjnë me dije se, nga verifikimet e para, dyshohet se rënia ka qenë aksidentale. I riu, i identifikuar me inicialet M. B., është dëmtuar si pasojë e rënies nga lartësia e banesës ku jetonte.

Policia ka nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033