I riu 19 vjeçar humb jetën pasi u sulmua nga luanët në një kopsht zoologjik në Brazil

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kopshtin Zoologjik Arruda Câmara në Brazil, ku një 19 vjeçar ka humbur jetën pas sulmit nga luanët. Sipas të dhënave, i riu kishte hyrë në zonën e ndaluar duke kapërcyer fillimisht një mur rreth 6 metra të lartë, më pas telat me gjemba dhe, duke përdorur një pemë, ka zbritur brenda hapësirës ku qëndronin kafshët.

Vizitorë të kopshtit zoologjik kanë filmuar momentin e sulmit, pamje që tregojnë çastet kur luanët e sulmojnë të riun. Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033