Juglindja është zgjuar me të ftohtë të fortë dhe mjegull të dendur, ndërsa temperaturat në Korçë kanë rënë në minus katër gradë celsius. Mjegulla ka qenë e pranishme në të gjithë qytetin, duke ulur dukshmërinë dhe duke vështirësuar qarkullimin.
Situata ka qenë e njëjtë edhe në rrugët nacionale të zonës, sidomos në akset Korçë Pogradec, Korçë Devoll, Korçë Ersekë dhe Maliq Gramsh. Në disa pika mjegulla bëhet më e trashë, ndaj Policia e Qarkullimit Rrugor ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.
Sipas parashikimeve, temperaturat e ulëta do të mbeten prezente gjatë gjithë javës. Në zonat malore të Dardhës dhe në majën e Mashkullores, termometri në mëngjes zbret deri në minus shtatë gradë celsius.


