Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues dhe dy automjete të parkuara, plagoset rëndë 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi K.G., banues në Shëngjin, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar fraktura të shumta. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033