Humb jetën në detyrë një oficer policie në autostradën Tiranë–Durrës

Një efektiv i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë sot në autostradën Tiranë–Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte automjetin e tij.

Viktima është identifikuar si Eduart Biba, 45 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, 45-vjeçari ka humbur jetën gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa shkaqet e sakta të ngjarjes lidhen me një arrest kardiak.

Autoritetet kanë kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033