Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të enjten, yjet ju bëjnë më të hapur ndaj të tjerëve dhe përmirësojnë aftësinë tuaj për të tërhequr vëmendjen. Kjo është një periudhë e favorshme për dashurinë dhe qielli ju mbështet në forcimin e marrëdhënieve, veçanërisht ato që janë nisur kohët e fundit. Megjithatë, shmangni kërkesat e tepruara ose përplasjet me ata që nuk mund të përmbushin pritshmëritë tuaja, pasi mund të shkaktoni distancim nga të dashurit tuaj dhe më pas të pendoheni.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Hëna në këtë shenjë sot sjell mundësi të shkëlqyera për ata që janë të angazhuar në biznes dhe duan të mbyllin marrëveshje të rëndësishme financiare. Ky është një moment i përshtatshëm për të menaxhuar financat, ndaj fokusohem më shumë në to. Përvoja juaj do të ndihmojë të krijoni diçka të re, por kujdesuni që të mos neglizhoni ndjenjat e të tjerëve, sidomos ato të familjes.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Për ju, kjo është një ditë energjike dhe e mbushur me aktivitete, duke u fokusuar kryesisht në punë dhe çështje praktike. Ata që kanë punuar fort në muajt e kaluar do të fillojnë të shohin rezultatet e përpjekjeve të tyre. Kjo ditë është e shkëlqyer për të kërkuar mundësi të reja dhe për të zhvilluar ide që mund të sjellin përfitime më vonë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Afërdita është në opozitë dhe mund të shkaktojë disa tensione të heshtura në marrëdhëniet personale. Mund të keni dyshime për besnikërinë e dikujt, por mundohuni të sqaroni çdo keqkuptim me shumë taktikë dhe durim. Marsi në shenjën tuaj ju jep energji për të përmirësuar jetën profesionale, sidomos për ata që janë të gatshëm të provojnë diçka të re.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Sot, Marsi ju sjell mundësi të reja dhe favorizuese. Shfrytëzojeni këtë kohë për të zhvilluar projekte dhe për të forcuar marrëdhëniet personale. Kujdesuni që të mos e teproni me angazhimet, pasi mund të dëmtoni ekuilibrin tuaj emocional dhe fizik.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Hëna favorizuese do t’ju ndihmojë të kaloni më lehtë tensionet dhe të përmirësoni humorin tuaj. Ky është një moment i shkëlqyer për t’u fokusuar në vetëkujdesin dhe shëndetin tuaj emocional. Përdorni këtë periudhë për të përmirësuar lidhjet tuaja personale dhe për t’u qetësuar.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në punë mund të lindin disa polemika, veçanërisht nëse ka mosmarrëveshje me kolegët. Mantenoni qetësinë dhe tregohuni të duruar. Mund të keni frikë për humbjen e fitimeve, por mos e lejoni këtë të ju ndalojë. Po ashtu, për të rivendosur harmoni në marrëdhënien tuaj, do të duhet të bëni disa përpjekje për të rregulluar pasigurinë që ka lindur kohët e fundit.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ky është një moment shumë i përshtatshëm për të realizuar ide dhe projekte që mund të japin fryte në të ardhmen. Megjithatë, duhet të tregoni durim dhe përkushtim, pasi rezultatet do të shfaqen më vonë. Periudha është shumë premtuese për rritje profesionale, por kërkon angazhim dhe përpjekje të vazhdueshme.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Mërkuri dhe Afërdita sjellin një harmoni të shkëlqyer dhe energji pozitive në dashuri. Për ata që kanë pasur probleme fizike apo psikologjike, kjo është një kohë për t’u rikuperuar dhe për të gjetur mbështetje tek të dashurit. Ky është gjithashtu një moment për t’u rikthyer në formë dhe për të gjetur forcën tuaj të brendshme.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Mos lejoni që kërkesat e të tjerëve t’ju ngarkojnë, veçanërisht kur ato nuk janë të arsyeshme ose nuk janë të drejta. Shmangni përplasjet dhe përpiquni të mbani një qëndrim diplomatik. Edhe kur keni të drejtë, këmbëngulja për të pasur gjithmonë të drejtën mund të shkaktojë tensione të panevojshme.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ky është një moment i mirë për të marrë vendime të rëndësishme, si për punën ashtu edhe për çështjet personale. Mos i kufizoni idetë tuaja dhe tregoni besim në aftësitë tuaja. Jupiteri ju ndihmon të ndryshoni ose të përmirësoni marrëveshje që nuk ju kënaqin plotësisht, ndaj shfrytëzojeni këtë mundësi për të bërë përmirësime të rëndësishme.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Për ata që punojnë me publikun, kjo është një ditë pozitive, e mbushur me komplimente dhe vlerësime që do t’ju ngjallin entuziazëm. Ky është momenti i përshtatshëm për të filluar projekte të reja dhe për të kultivuar ide që mund të pasurojnë të ardhmen tuaj. Kini durim, pasi frytet do të vijnë më vonë gjatë verës.