Hollywood në zi: Rob Reiner dhe bashkëshortja Michele Singer gjenden të vrarë në banesë

Regjisori i famshëm Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele Singer, 68 vjeç, u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Los Angeles. Hetimet paraprake sugjerojnë se çiftit iu janë shkaktuar plagë të rënda me thikë, ndërsa policia dyshon se autor i krimit është djali i tyre, Nick.

Sipas mediave të huaja, alarmi u dha rreth orës 15:30 dhe ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje konstatuan se të dy ishin pa shenja jete. Nuk janë vërejtur shenja të hyrjes me forcë në banesë, çka e ka shtyrë policinë të fokusohet tek pista familjare.

Rob Reiner është një prej regjisorëve më të vlerësuar të dekadave të fundit, me filma të suksesshëm si “Stand By Me”, “The Princess Bride” dhe “When Harry Met Sally…”. Gjatë xhirimeve të këtij filmi u njoh me fotografe Michele Singer, me të cilën u martua në vitin 1989. Ata kanë tre fëmijë së bashku, ndërsa Reiner është gjithashtu babai i Tracy-t nga martesa e tij e parë.

Vdekja e çiftit ka shkaktuar tronditje në industrinë e filmit dhe priten detaje të tjera nga hetimet në vijim.

Ndaj Postimin: