Hetimi për Check Up-in dhe sterilizimin. Debate në komisionin parlamentar.

Hetimi për Check Up-in dhe sterilizimin. Debate në komisionin parlamentar.

Sot u mblodh Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Sterilizimin dhe Check Up-in, dhe për herë të parë pas disa mbledhjeve të mëparshme, ishte e pranishme edhe Opozita.

Kryetarja Albana Vokshi vuri në dukje se mbledhjet e fundit ishin zhvilluar pa opozitën, duke theksuar se përfaqësuesit e mazhorancës kishin caktuar dëshmitarë dhe orare pa konsultuar Kryesinë e Komisionit.

PS-ja kishte planifikuar të përfundonte dëgjesat nesër me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqja, por Vokshi kërkoi që komisioni të zgjatej për 2-3 javë dhe që kryeministri Edi Rama të thirrej për dëshmi. Ajo theksoi rëndësinë e zbatimit të Rregullores dhe Kushtetutës, duke kërkuar transparencë për koncesionet që, sipas saj, kanë qenë abuzive. “Ky komision nuk mund të mbyllet pa dëshminë e Edi Ramës,” shtoi ajo, duke kërkuar që të gjitha procedurat të ndiqen sipas ligjit.

Petrit Vasili, përfaqësues i Partisë së Lirisë, gjithashtu kritikoi njëanshmërinë e mazhorancës dhe shkeljen e Rregullores për caktimin e mbledhjeve pa praninë e opozitës. Ai theksoi se nuk është e mundur që komisioni të mbyllet brenda datës së planifikuar, pasi duhet të respektohen procedurat e duhura dhe të diskutohet në Kryesi.

Ndërkohë kryetarja Vokshi dhe anëtari Plarent Ndreca kanë kaluar në fyerje të ndërsjella:Vokshi: Të njoh mirë që kur ishe nëpër Ministrira. Ndreca: As ma ndjen fare për ju. Kjo ka bërNdërkohë kryetarja Vokshi dhe anëtari Plarent Ndreca kanë kaluar në fyerje të ndërsjella:Vokshi: Të njoh mirë që kur ishe nëpër Ministrira. Ndreca: As ma ndjen fare për ju. Kjo ka bërë që situata të tensionohet teksa komisioni pritet të dalë në përfundimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera