Por cila është historia pas këtij fakti?
Sipas të dhënave të përcjella nga mbesa e tij, Isa Boletinit i mungonte gishti i mesëm i dorës së majtë. Ai e kishte prerë aksidentalisht në moshën 2–3 vjeç, teksa luante në oborrin e kullës së familjes në Boletin, duke u lënduar me sëpatë.
Një detaj i vogël, por që tregon se edhe figurat më të mëdha të historisë kanë pasur momente njerëzore dhe histori të thjeshta pas legjendës së tyre.