Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU: Janë kryer verifikimet në “SORI-AL” dhe janë vendosur masa ndaj subjektit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me situatën e ndodhur me studentët e Akademisë së Sigurisë. 56 studentë u helmuan nga ushqimi. Në reagimin zyrtar AKU thotë se janë kryer menjëherë verifikime në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Gjithashtu sqaron se më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Ndërsa për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033