Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fermë-Çlirim, dhe M. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë këqyrjes së celularëve të tyre u konstatuan faqe për lojëra fati.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi motomjeti pa targa, që e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet. Për pasojë është dëmtuar shtetasi D. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. Gj., 56 vjeç, banues në fshatin Muçias, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.