Gurë, baltë e mjegull – aksi Burrel–Skuraj bëhet rrezik për drejtuesit e automjeteve !

Aksi rrugor Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit dhe në mbrëmje. Si pasojë e reshjeve të shiut, në disa segmente të rrugës janë krijuar rrëshqitje dherash, ndërsa gurë dhe baltë kanë pushtuar karrexhatën.

Situata rëndohet edhe më tej nga prania e mjegullës së dendur, e cila kufizon ndjeshëm shikueshmërinë, duke rritur rrezikun për aksidente.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se mungon pastrimi i rrugës dhe sinjalistika paralajmëruese, ndërsa kalimi në disa zona është bërë i vështirë.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

N&Gj

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033