Guardiola dhe gruaja i japin njëri-tjetrit shans të dytë

Pas një sezoni të dështuar me Manchester City, Pep Guardiola po përpiqet të ribashkohet me gruan e tij, Kristina Serra, pas një periudhe të vështirë.

Pep Guardiola ka kaluar një sezon shumë të dështuar me Manchester City, ku skuadra e tij nuk ishte kurrë në garë për titullin në Premier Ligë. Po ashtu, ekipi ka rrezikuar ende të mos kualifikohet për në Ligën e Kampioneve dhe ka dalë shumë shpejt nga turneu ndërkombëtar. Megjithatë, në jetën e tij private, gjërat duken më optimiste.

Në janar, mediat kishin raportuar se Guardiola dhe gruaja e tij, Kristina Serra, ishin pranë divorcit pas më shumë se 30 vitesh lidhje dhe 11 vitesh martesë. Një nga shkaqet që lidhej me këtë situatë ishte vendimi i trajnerit për të vazhduar kontratën me Manchester City, duke zgjedhur të jetojë në Angli, larg familjes së tij që qëndronte në Spanjë.

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga media katalanase “El Nacional”, çifti duket se është ribashkuar. Një paparaci i njohur në Spanjë, Maria Lapiedra, ka zbuluar se Pep ka vizituar Kristinë dhe vajzën e tij, Valentina, më të voglën e fëmijëve të tij, gjatë periudhës së Pashkëve në shtëpinë e tyre në Barcelonë. Pep ka kaluar disa net atje dhe ka treguar interes për ribashkimin me familjen e tij.

“Pep Guardiola dhe Kristina Serra po mbajnë ende unazat e martesës. Ata po përpiqen që të ribashkohen. Ai kaloi tre ditë në shtëpinë e saj gjatë Pashkëve dhe qëndroi aty. Ai po mundohet që të krijojë mundësi për të qëndruar në Manchester, por të vizitojë familjen e tij në Barcelonë një herë në javë. Pep udhëton me avion privat për të qenë pranë familjes së tij”, ka thënë paparaci, duke zbuluar detaje të reja rreth jetës private të trajnerit.

Ndaj Postimin: