Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, bashkëshortja e tij Stela Dhama, vetë Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha Isufi, po verifikohen nga SPAK si të dyshuar për përfshirje në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas burimeve, SPAK po heton aktivitetin e dyshimtë të një karteli kompanish të çifit Erion Isufi dhe Stela Dhamo, investimin e miliona euro në pasuri të paluajtshme (vila, njësi tregtare, apartamente dhe dyqane), si dhe rolin e Lulzim Bashës si ish kryetar i PD.
Kompania e shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers Albania shpk dyshohet se shërben si lavatriçja kryesore e Erion Isufit për qarkullimin dhe pastrimin e parave. Administratore dhe pronare me 100 % të aksioneve të kompanisë Colliers Albania është bashkëshortja e Erion Isufit, Stela Dhami, një nga linjat kryesore të pastrimit të dyshuar të parave në pasuri të paluajtshme. Colliers Albania u themelua në vitin 2013 si derivat i kompanisë Colliers International shpk, e cila është në pronësi të Colliers Southeast Europe ltd.
Kompania e bashkëshortes së Erion Isufit i ka zyrat në katin e parë të “Lion Residence” pranë Parkut të Liqenit, një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, aty ku çifti ka blerë mbi 2 mijë m2 me rreth 1.5 mijë euro metri, ndërkohë që vlera reale është 5 deri në 8 mijë euro metri, madje në katet e para m2 kushton 10 mijë euro. Ndërkaq, në vitin 2021 fitimi i kompanisë rezulton 150 mijë euro, ndërsa në vitin 2023 vetëm 7 mijë euro.
Kompania dyshohet se ka qarkulluar paratë e Erion Isufit, Lulzim Bashës dhe Aurela Bashës, produkt i korrupsionit politik, influencave korruptive dhe pazareve me biznesmenët. Ndërkaq, bashkëshortja e Erion Isufit, Stela Dhamo ka qenë administratore e kompanisë së shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers International, themeluar në vitin 2008 dhe me zyra tek kulla e pazareve Sky Tower, degë e kompanisë së huaj Colliers Southeast Europe ltd.
Edhe kompania Colliers International, dega në Shqipëri, me drejtoreshë Stela Dhami dyshohet se ka qarkulluar miliona euro të Erion Isufit nga viti 2007 deri në vitin 2021 kur është çrregjistruar. Stela Dhami rezulton administratore e kompanisë Colliers International shpk deri në vitin 2014. Dhami është larguar nga kompania Colliers International pasi ka themeluar kompaninë e saj Colliers Albania shpk në vitin 2013, duke qarkulluar miliona euro.
Rastësi apo jo, Colliers International shpk është çrregjistruar vitin kur Lulzim Basha u largua si kryetar i opozitës. Ndërkaq, fitimet e kompanisë tjetër Colliers Albania shpk të bashkëshortes së Erion Isufit kanë rënë ndjeshëm pas largimit të Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, qëndron pas një karteli kompanish në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë, duke qarkulluar miliona euro. Erion Isufi, suksesi i të cilit si biznesmen përkon me shkëlqimin dhe rënien e Lulzim Bashës si politikan, qëndron pas kompanive Landmark Technologies, Landmark Communications, Landmark Premium Print, BLACKSHEEP, HR Solutions, RENO ALBANIA, NEC etj.
Gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, rreth 100 biznesmenë, të cilët përfitonin para dhe pasuri publike nga qeveria e Edi Ramës, paguanin një haraç mujor tek njëra prej kompanive të Erion Isufit. Pasi Sali Berisha shkarkoi dhe përzuri Lulzim Bashën nga PD-ja në fund të vitit 2021, biznesmemët ndërprenë pagesat për kunatin e Bashës, ndërsa nisën të paguanin tek Shkëlzen Berisha, në këmbim të mospërgojimit të tyre nga Sali Berisha.
Në vitin 2021, kur Lulzim Basha ishte në krye të PD, një nga kompanitë e kunatit të tij Erion Isufi, Landmark Communications, rezulton me rreth 70 mijë euro fitim. Në vitin 2024, kur Lulzim Basha kishte ikur si kryetar i opozitës, kompania Landmark Communications rezulton me rreth 450 mijë euro me humbje.
Drejt falimetimit rezultojnë edhe kompanitë e tjera të Erion Isufit pasi Lulzim Basha humbi drejtimin e opozitës. Në vitin 2021, kompania Landmark Technologies e Erion Isufit rezulton me 150 mijë euro fitim. Në vitin 2023, pasi Lulzim Basha ishte shkarkuar si kryetar i PD-së, kompania Landmark Technologies rezulton me 150 mijë euro humbje.
Disa kompani Erion Isufi i ka pezulluar pasi kunati i tij Lulzim Basha u largua nga drejtimi i PD duke humbur influencën mbi biznesmenët dhe oligarkët që i paguanin kunatin. Erion Isufi ka themeluar kompaninë Landmark Premium Print në vitin 2009. Kompania rezultonte me fitim deri në vitin 2021. Isufi ka vendosur pezullimin e kompanisë në vitin 2023.
Në vitin 2016, Erion Isufi ka themeluar kompaninë e reklamave BLACKSHEEP bashkë me Rezart Nita. Kompania është pezulluar në vitin 2018. Po në vitin 2018, Erion Isufi ka themeluar kompaninë e marketigut HR Solutions, të cilën e ka çrregjistruar në vitin 2023.
Erion Isufi është aksioner me 50 % të aksioneve edhe në kompaninë RENO ALBANIA, me objekt tregeti me shumicë dhe pakicë të konfeksioneve. Kompania rezulton se nuk ka dorëzuar bilance në tatime prej 10 vitesh. Isufi është aksioner edhe në kompaninë NEC shpk me objekt veprimtarie menaxhim dhe administrim të bareve, restoranteve, palestër etj. Kompania është themeluar në vitin 2021 dhe pezulluar në vitin 2025.
Megjithatë, Erion Isufi ka vijuar të blejë pasuri me vlerë miliona euro. Kunati i Bashës ka blerë me 1.5 mijë euro m2 në “Lion Residence” pranë Parkut të Liqenit, ndërkohë që vlera reale është 5 deri në 8 mijë euro m2. Isufi ka blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare për 4.6 milionë euro. Vlera reale është mbi 15 milionë euro. Kjo lëvizje ngre dyshime të forta për pastrim parash dhe fshehje pasurie.