Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “fundosi” atë që mund të kishte qenë një marrëveshje e thjeshtë, pas një grindje publike me presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, tha sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Tucker Carlson, që u publikua të premten. Bessent theksoi se ky përplasje ndërpreu një mundësi që mund të kishte sjellë përfitime të mëdha për Ukrainën.
Kur u pyet për arsyen e këtij “toni të lartë” nga Zelensky ndaj Trump, Bessent e përshkroi presidentin ukrainas si një “interpretues”, duke e quajtur atë një person të zakonshëm që ishte futur në një situatë të vështirë dhe që e mori një rol që nuk e menaxhoi siç duhej. Sipas tij, këshilltarët e Zelensky-t nuk janë gjithmonë ata më të kualifikuarit për t’i dhënë atij këshilla të duhurat.
Sekretari Bessent gjithashtu nënvizoi se grindja e zhvilluar ndërmjet liderëve të dy shteteve çoi në anulimin e marrëveshjes për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës, një zhvillim që ka shkaktuar pasoja të rëndësishme për të dy vendet. Trump kishte akuzuar Zelenskyn se po përpiqej të detyronte një angazhim afatgjatë të ndihmës amerikane, për të vazhduar luftën me Rusinë.
Sipas Bessent, pas kësaj përplasjeje, ka pasur një periudhë të ngrirjes së ndihmës ushtarake dhe shkëmbimit të inteligjencës, por më pas Ukraina ka pranuar një armëpushim të pakushtëzuar. Ky armëpushim u arrit pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA në Arabinë Saudite, ku Rusia dhe Ukraina ranë dakord për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për një periudhë 30-ditore.
Megjithatë, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se Ukraina ka shkelur armëpushimin në mënyrë flagrante dhe të përsëritur, duke vazhduar sulmet ndaj objektivave energjetikë, pavarësisht premtimeve të Zelensky-t për të respektuar marrëveshjen. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësime për mundësinë e një eskalimi të mëtejshëm të konfliktit.
Në këtë kontekst, debati mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqësore mbetet i hapur, dhe përplasja mes liderëve të Ukrainës dhe SHBA-së ka lënë shenjë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, duke bërë që situata të jetë edhe më e ndërlikuar për Ukrainën.