Greqi: Protesta e fermerëve bllokon për tre orë rrugën Kakavijë–Janinë

Lëvizja në aksin Kakavijë–Janinë do të pezullohet sot nga ora 18:00 deri në 21:00 (ora greke), në pjesën pranë fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve grekë. Tubimet e tyre kanë vijuar prej kohësh dhe po shkaktojnë bllokime periodike në disa rrugë kryesore të vendit.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se gjatë bllokimit do të lejohen vetëm automjetet që transportojnë emergjenca shëndetësore. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë segment gjatë orarit të protestës dhe të planifikojnë udhëtimet në orë alternative.

Njoftimi u dha pas komunikimit të autoriteteve shqiptare me Policinë Kufitare Greke përmes qendrës së shkëmbimit të informacionit, e cila ka bërë të ditur detajet e bllokimit të trafikut përkohësisht.

Ndaj Postimin: