Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i arrestuar për grabitjen e një banke në Tiranë, rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është i zhytur në borxhe dhe për këtë arsye kishte vendosur të kryente grabitjen.
Nga një verifikim në rrjetet sociale, në profilin e tij në Facebook, dallohet se ai ka publikuar herë pas here fotografi që lidhen me lojëra pokeri.
Policia vijon hetimet për të sqaruar nëse grabitja ishte akt i izoluar apo nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
