Grabiten një lokal dhe një market në Tiranë, arrestohen pesë persona dhe tre shpallen në kërkim

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pas grabitjes së një lokali dhe një marketi në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit “Bashkëpunimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, vëllezër, pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan sende të ndryshme të vjedhura në një lokal në Rrugën e Kavajës. Në vijim të hetimeve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit C. D., S. A. dhe B. K., të dyshuar si autorë të kësaj vjedhjeje.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Flagranca”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit A. V., 23 vjeç, E. K., 19 vjeç dhe F. H., 19 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në një dyqan në pronësi të shtetasit F. L.

Policia njofton se vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033