Google propozon masa për rregullimin e monopolizmit të kërkimit, pavarësisht luftës antitrust

Në një përpjekje për të zbutur akuzat për monopol, kompania Google ka propozuar kufizime të reja për marrëveshjet e ndarjes së të ardhurave me kompani të tilla si Apple, të cilat bëjnë që motorri i kërkimit i Google të jetë i paracaktuar në pajisjet dhe shfletuesit e tyre.

Këto propozime vijnë pas betejës ligjore që kompania po zhvillon përballë akuzave të konkurencës për dominimin e tregut të kërkimit online.

Në një dosje ligjore të dorëzuar javën e kaluar, Google kërkoi që të mund të vazhdonte të lidhe marrëveshje të tilla me kompani të tjera, por duke ofruar mundësi më të gjera për përdoruesit. Sipas propozimeve, përdoruesve mund t’u ofrohet mundësia që të zgjedhin motorë kërkimi të ndryshëm për çdo platformë ose modalitet shfletimi. Gjithashtu, Google propozon që partnerët e saj të kenë mundësinë për të ndryshuar motorin e kërkimit të paracaktuar të paktën çdo 12 muaj.

Këto propozime janë një kundërpërgjigje ndaj kërkesave të Departamentit të Drejtësisë të SHBA, i cili në muajin e kaluar kërkoi që Gjykata të detyronte Google të ndalonte çdo marrëveshje ndarjeje të të ardhurave. Avokatët e DOJ gjithashtu kërkuan që Google të shesë shfletuesin e saj, Chrome, që është më i përdoruri në botë.

Google, që zotëron rreth 90% të tregut të kërkimit online globalisht, sipas platformës së analizës së trafikut në web Statcounter, ka reaguar ndaj këtyre kërkesave duke i cilësuar ato si “të gjerë” dhe të papërshtatshme. Kompania ka theksuar gjithashtu se propozimet e saj, të cilat kanë si qëllim të plotësojnë afatet ligjore, do të sillnin edhe kosto për partnerët e saj.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm në betejën e vazhdueshme ligjore, ku Gjykata e Distrektit të SHBA, nën drejtimin e gjykatësit Amit Mehta, është duke shqyrtuar kërkesat për rregullimin e mënyrës se si Google udhëheq tregun e kërkimit online. Në muajin gusht, një vendim i gjykatës konkludoi se Google kishte shtypur palët konkurente në këtë treg, një vendim që kompania ka paralajmëruar se do ta apelojë.

Gjykatësi Mehta pritet të marrë një vendim për fazën e masave të rregullimit të këtij procesi ligjor deri në gusht, pas përfundimit të procesit të gjyqit. Pas këtij vendimi, mund të vendosen masa të mëtejshme që mund të ndryshojnë mënyrën se si Google operon në tregun global të kërkimit online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera