Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është proceduar penalisht pas një konflikti me eprorin e tij në vendin e punës.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e institucionit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.