Goditet për shkak të detyrës në hyrje të komisariatit një oficere policie, arrestohen dy vajza në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase, të cilat dyshohet se kanë goditur fizikisht një oficere policie në hyrje të ambienteve të një komisariati në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë shtetaset M. A., 38 vjeçe, dhe R. A., 29 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ku dyshohet se dhunimi i oficeres është kryer për shkak të detyrës së saj.

Pas ndërhyrjes së strukturave policore, të dyja shtetaset janë arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033