Goditen dyqanet e markave luksoze ne Tirane

Nie operacion i koduar “Illegal trade” ka çuar ne zbulimin e 8 subjekteve ne Tirane, ku dyshohet se tregtoheshin pajisje elektronike, veshje dhe aksesorë të markave luksoze pa dokumentacion qe provon origjinën dhe zhdoganimin.

Operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për

Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorine dhe në zbatim të vendimit të Giykatës, pas kontrolleve të kryera ne subjektet me aktivitet tregtar.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta e veshje të markave luksoze, per të cilat mungonin dokumentet shoqeruese.

Njoftimi

Konstatohen 8 subjekte ku shiteshin pajisje, si dhe veshje dhe aksesore te markave luksoze, te dyshuara te kontrabanduara.

Procedohen penalisht 9 administratore/perfaqesues te subjekteve, të cilët nuk deklaronin të ardhurat.

Sekuestrohen pajisje elektronike dhe produkte te markave luksoze.

Si rezultat i verifikimeve të vazhdueshme dhe hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e

Krimit Ekonomik dhe Financiar, me qellim goditjen e paligishmërive ne ketë fushe, u finalizua ne bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni i koduar “Illegal trade”, në kuader të të cilit, në zbatim të vendimit të Gjykatës, u kryen kontrolle ne 8 subjekte me aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve të markave luksoze.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033