Dy të rinj në Divjakë janë arrestuar për shkak se kanë goditur me thikë dy të mitur.
Të rinjtë janë identifikuar si Klajdi Allko, 21 vjeç, dhe Erjon Mekshi, 18 vjeç.
Një 17-vjeçar gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë lidhur me ngjarjen.
Thika është sekuestruar si provë materiale nga autoritetet.
Motivet ngelen ende të paqarta nga zbardhja që autoritetet i kanë bërë ngjarjes. Por Apolloni kupton se goditja është bërë për shkak të një konfilikti të çastit.
Policia nuk ka neglizhuar dhe ka bërë arrestimin e dy të rinjve. Fatmirësisht kjo ngjarje përfundon pa viktima.