Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Gjykata ka vendosur të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda nga çështja ndaj tij, duke e cilësuar kërkesën të pabazuar.

Kërkesa u paraqit pas seancës së fundit paraprake, e cila u zhvillua mes tensioneve dhe debateve të forta. Gjatë kësaj seance, Veliaj u largua në mënyrë demonstrative nga salla e gjyqit, duke pretenduar se trupa gjykuese nuk po i garantonte të drejtën për t’u dëgjuar dhe për të ushtruar mbrojtjen në mënyrë efektive.

Sipas pretendimeve të kryebashkiakut, gjyqtarja Etleva Deda kishte kufizuar të drejtën e tij për fjalën dhe për paraqitjen e qëndrimit mbrojtës, çka, sipas tij, përbënte arsye për përjashtimin e saj nga procesi.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi se nuk ekzistojnë shkaqe ligjore për përjashtimin e gjyqtares dhe se procesi do të vijojë me të njëjtën trupë gjykuese.

Vendimi i sotëm hap rrugën për vijimin e procedurave paraprake ndaj Erion Veliajt, ndërsa çështja mbetet në fokus të vëmendjes publike dhe politike, për shkak të pozicionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033