Gjykata e Fierit vendos t i shuaje denimin me burg autorit te vrasjes se dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Gjykata e Fierit vendos t i shuaje denimin me burg autorit te vrasjes se dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.
Me herët ne seancën e javës së shkuar, gjyqtarja Aurora Tusha vendosi të shtyjë gjyqin deri në datën 12 tetor(sot) për të kërkuar mendim nga gjykata e Lartë në lidhje me kërkesën e 51 vjeçarit Sokol Hoxha për “konstatimin e parashkrimit të denimit penal” pas kalimit të afatit parashkrues prej 20 vitesh.
Vendimi i dhënë sot nga gjytarja Tusha erdhi në harmoni me kërkesën e prokurores se çështjes Malbora Dinaj. Në kërkesën e saj përpara gjytares, përfaqësuesja e organit të akuzës artikulon se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar pasi kane kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Proçedurçs penale për parashkrimin e dënimeve.

Kërkesa e vrasësit të dy vëllezërve Banaj për parashkrimin e dënimit një muaj pasi u ekstradua nga ShBA u duk e çuditshme por eshe më befasuese për opinionin publik ishte vendimi i gjykatës për parashkrimin e denimit për vrasje të dyfishtë.

Gjithësesi burime nga IEVP Fier thane per abcnews se Hoxhaj nuk del nga burgu sot madje mund te mos dale me pergjate jetes se tij. Kjo sepse nje tjeter gjykate kete here jo shqiptare e ka denuar hoxhen me burgim tw perjeteshem per vrasje me paramendim.
Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja erdhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

Sokol Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit penal disa javë më parë.
Denimi ndaj tij u dha nga gjykata e Fierit vitin 2000. Ai u dënua për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.
Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë një debat për një kasetofon makine. Pas ngjarjes, Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.
Disa muaj me pare u arrestua në Shtetet e Bashkuara në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane. Më 6 gusht, ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burgim.
Avokatë të Hoxhës janë Rozeta Plaku dhe Toto Avdia

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033